(E plotësuar) - Xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Ajo bëri luftë të fortë por një pakujdesi dhe u mposht me ippon nga holandezja Guusje Steenhuis.
Loriana në repezash lufton për medalje të bronztë kundër francezes Estelle Fanny Posvite.
Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka (-78 kg), do të luftojë për finale.
Ajo u ballafaqua në çerekfinale me austriaken Bernadette Graf dhe në kohë të rregullt nuk pati fitues.
Pas vazhdimeve, Loriana si atom, e mposhti me ippon austriaken.
Xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) u ballafaqua me ukrainasen Anastasiya Turchyn dhe pas një lufte fitoi Loriana.
Kuka kualifikohet në rrethin e tretë të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Xhudistet po e bëjnë krenar Kosovën dhe kombin shqiptar, dy medalje të arta dhe një e bronztë nga Kampionati Evropian.
Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), janë kampionë të Evropës, ndërsa Nora Gjakova (-57 kg) - e bronztë.