Xhudisti Akili Gjakova (-73 kg) fitoi edhe 700 pikë olimpike Tokio 2020.
Garoi edhe Laura Fazliu (-63 kg), e cila zuri vendin e pestë në kategorinë deri në 63 kilogramë. Laura shënoi tri fitore, ndërsa pësoi humbje në çerekfinale dhe në luftën për të bronztën.
Fazliu fitoi 252 pikë olimpike Tokio 2020.
Medalja e sotme e Akilit e çoi në tri numrin e medaljeve të fituara për Kosovën në Evropianin e Lisbonës.