Kosova në festë! Data 16 e 17 prill e vitit 2021 do të mbetet gjithmonë si datat më të bukura, që shënuan edhe një epokë tjetër të suksesit të Kosovës, Distria Krasniqi - kampione e Evropës në kategorinë – 48 kg, Akil Gjakova – kampion në kategorinë – 73 kg dhe Nora Gjakova – e bronztë në kategorinë – 57 kg.
Tri medalje, dy të arta dhe një e bronztë, kjo është mrekulli për shtetin e Kosovës, që e gjithë bota po e komenton dhe i analizon këto suksese brilante, falë trajnerit më të mirë shqiptar Driton Kuka.
Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, flet edhe për Loriana Kukajn (- 78 kg), e cila si asnjëherë me parë ishte shumë afër medaljes së bronztë, por fati sportiv e tradhtoi kësaj radhe. Kjo vashë shumë shpejt do të jetë në piedestalin evropian e botëror.
“Sot në ditën e tretë të Kampionatit Evropian patëm një garuese Loriana Kukën, që garoj në kategorinë 78 kg.
Loriana filloj shumë mirë duke fituar dy luftërat e para dhe u kualifikua në gjysmëfinale ku u ndesh me holandezen Stenhujs dhe nuk pati fat ta ruaj epërsinë që krijoj gjatë luftës.
Në luftë për vendin e tretë Loriana nuk ishte në element dhe u desh të kënaqet me vendin e pestë. Loriana ka potencial marramendës dhe besoj në sukseset e saj në të ardhmen”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.