Mrekulli. Kjo është historike për shtetin e Kosovës, e para në renditjen e Kampionatit Evropian, me më së shumti medalje të arta.
Kosova me dy medalje të arta dhe një të bronztë, la pas gjitha shtetet e Evropës.
Kosova la pas superfuqitë e mëdha.

Renditja
Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës në xhudo, jep lajmin e madh!
“Bac u kry ....
Kosova mbi të gjitha.
Çka të flas më shumë! Kështu përfundoj Evropiani i xhudos. Krenar. Proudcoach”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebok.
Tri medalje, dy të arta dhe një e bronztë, kjo është mrekulli për shtetin e Kosovës, që e gjithë bota po e komenton dhe i analizon këto suksese brilante, falë trajnerit më të mirë shqiptar Driton Kuka.
Distria Krasniqi - kampione e Evropës në kategorinë – 48 kg, Akil Gjakova – kampion në kategorinë – 73 kg dhe Nora Gjakova – e bronztë në kategorinë – 57 kg.