Kryetari i Komunës se Pejës Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtor priti ne takim përgëzues ekipin kampione te xhudos.
Ai ndër të tjera u shpreh: "Me kënaqësi kam pritur ekipin përfaqësues të xhudos dhe ambasadorët tanë më të mirë, që në fundjavë dolën të parët në Evropianin e mbajtur në Portugali.
Kënaqësi e veçantë ta shohim Kosovën të renditur në mesin e 45 shteteve të Evropës, ku kampionë dolën Distria Krasniqi e Akil Gjakova, kurse e bronztë përfundoi Nora Gjakova dhe vendet e pesta i zunë Laura Fazliu e Loriana Kuka.
Padyshim që Peja është dhe do të vazhdojë te jetë një qytet me histori dhe traditë".