Ekipi prej 6 xhudistëve nga Kosova do të marrin pjesë në European Open (kupë e botës) të xhudos që mbahet me datë 1-2 maj 2021 në Zagreb të Kroacisë.
Në këtë garë do të marrin pjesë 3 kontinente, 32 shtete nga e gjithë bota, 473 garues, 311 meshkuj, 162 femra.
Atje do të ndeshen 6 garues nga Kosova.
Gjatë ditës së sotme do të garojnë katër xhudistë, kurse të dielën dy.
Erza Muminoviq (-52kg), Flaka Loxha (-57kg), Fationa Kasapi (-57kg) dhe Laura Fazliu (-63kg) do të ndeshen gjatë ditës së sotme, kurse nesër luftojnë Arbër Kullashi (-81kg), Shpati Zekaj (-100kg).