Edhe xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha është eliminuar nga European Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Ajo në fazën e parë u mposht nga xhudistja portugeze, Wilsa Gomes pasi mori tri ndëshkime, ndërs në çerekfinale u mposht nga xhudistja holandeze, Pleuni Cornerlisse.
Me këtë humbje, Loxha i bashkohet Erzës dhe Fationës që janë eliminuar dhe nuk kanë arritur medalje.
E vetmja në garë momentalisht është Laura Fazliu e cila do të garojë për medaljen e bronztë.