Xhudo nuk ka të ndalur në rrafshin ndërkombëtar. Ata i sollën edhe dy medalje shtetit të Kosovës.
Xhudisti Shpat Zekaj -i argjendtë dhe Laura Fazliu, e bronztë në European Cup, që u mbajt në Zagreb të Kroacisë.
Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se Shpati është në rrugë të mirë që të futet në mesin e kolosëve botërorë.
“Shpati sot me përformancën e tij në European Cup që u mbajt në Zagreb të Kroacisë, e dëshmoj se është në rrugë të mirë që të futet në mesin e kolosëve botërorë të kategorisë 100 kg.
Ai sot garoj për herë të parë në grup-moshën e seniorëve dhe me plot meritë u plasua i dyti fakt ky që e vërteton edhe një herë se meshkujt e ekipit tonë me hapa të sigurt po dalin në sipërfaqe mu në majat e sportit të xhudos”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.