Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka fjalë të mëdha për presidentin e Federatës Ndërkombëtare së Xhudos, Marius Vizer.
“Nga kongresi i IJF-së që është duke u mbajtur në Budapest të Hungarisë!
Miku ynë Marius Vizer rizgjidhet President i IJF-së, falë mbështetjes së tij të pa rezervë dhe rezultateve të pamohueshme të xhudos së Kosovës ne sot jemi pjesë e respektuar e IJF-së dhe IOC-it!”, ka shkruar Kuka.
Xhudo është sporti që i ka sjellë Kosovës të gjitha sukseset nga rrafshit ndërkombëtar.