Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, beson e shpreson se xhudistja Distria Krasniqi (-48 kg) do të jetë në kulmin e formës për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Distria sot mbetet pa medalje të bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Ajo u dëmtua nga gjyqtari në repesazh në luftë për medalje të bronztë.
“Distria e 5-ta në Kampionatin Botëror!
Shënoj 3 fitore e pësoj në gjysëmfinale nga Japonezja e mandej për medalje nga Mongolja.
Rezultati do ishte i jashtëzakonshëm për çdo sportist tjetër për Kosovën por realisht Distria është garuese nga e cila në çdo garë pritet medalje e rrjedhimisht edhe në Botëror!
Përformanca e Disit s’ishte ajo që jemi mësuar në shumë gara këto vitet e fundit por jam i bindur që do jetë në pikun e saj në Lojëra Olimpike!
Lufta për medalje ishte realisht e Disit por një tendencë e lehtë karshi ekipit tonë po vërehet në disa gara këta muajt e fundit në luftërat e barabarta garuesit tonë nuk po lejohen të fitojnë!
Por kjo do na jep kurajo e motiv të punojmë edhe më shumë edhe më fortë!
Disi mbetet heroina jonë e viteve të fundit dhe ajo do vazhdoj edhe më tutje me rezultate e medalje”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.