(E plotësuar) - Giovanni Esposito nga Italia e mposht Akil Gjakovën. Gjakova nuk e pati ditën e tij kategorinë - 73 kg në Kampionatin Botëror. Gjakova dëmtohet, ai u dënua për dalje nga arena dhe me këtë rast reagon në vendimet e gjyqtarëve.
Kampioni Evropian, xhudisti Akil Gjakova, e ka filluar furishëm Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest.
Ai në xhiron e parë e mposhti me ippon egjiptianin Mohamed Mohyeldin.
Synimi i Gjakovës është të shkojë deri në finale.
Në sfidën e radhës do të ndeshet me Giovanni Esposito nga Italia.