(E plotësuar) - Nora Gjakova nuk ia doli që të kualifikohet në finale.
Xhudistja e Kombëtares tonë, pësoi humbje nga kanadezja Jessica Klimkait. Nora (-57 kg) tani lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.
Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, nuk ndalet, demolon edhe rusen Anastasija Konkina, në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror. Ajo në gjysmëfinale ndeshet me kanadezen Jessica Klimkait.
Nora Gjakova kualifikohet në rrethin e tretë. Gjakova triumfon me ippon ndaj holandezes, Sann Verhagen. Xhudistja e Kombëtares së Kosovës kualifikohet në çerekfinale.
Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, tregoi formë të mirë e eliminoi polkën Julia kowalczyk.
Në rrethin e tretë ndeshet me holandezen Sanne Verhagen.
Xhudistja Flaka Loxha -77 kg nuk ia doli në duel me kanadezen, Christa Deguchi.
Loxha eliminohet në rrethin e dytë pas fitores ndaj Justine Bishop në kuadër të Kampionatit Botëror.