Nora Gjakova shkëlqeu në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 57 kg.
Ajo në repesazh e shkatërroi garuesen nga Serbia, Marica Perishiq.
Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se Nora e mposhti serben në mënyrë shumë impresive.
“Trendi i fitimit të medaljeve të ekipit tonë për shtetin e Kosovës po vazhdon, kësaj radhe Nora Gjakova posa u stolisë me medaljen e bronztë në kampionatin botërorë që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Edhe pse Nora ka 5 medalje evropiane e shumë tjera nga Grand Prix e Grand Slam, medalja e fituar sot në botërorë është e para për Norën. Në luftë për medalje Nora mposhti garuesen nga Serbia në mënyrë shumë impresive dhe me ketë e konfirmoj se është pretendente serioze për medalje olimpike në Tokyo.”, thotë Kuka.