Trajneri i xhudos, Fatos Tabaku, thur elozhe për Nora Gjakovën, e cila sot fitoi medaljen e bronztë në kategorinë – 57 kg në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Nora në repesazh e mposhti bindshëm serben Maria Perishiq.
“Nora Gjakova e treta e botës, legjendë dhe heroinë e gjallë kombëtares.
Medaliste e shumëfishtë Evropiane e kampione evropiane, fituese e shumë Grand Slame-ve, Grand Prix-eve, Mastereve, kampione Ballkanike, Kampione e Kosovës, vetëm edhe medalja Olimpike i mungon të cilën shpresojmë që do ta fiton sivjet në Tokyo!”, ka shkruar Tabaku në profilin e tij në facebook.