Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, është në formën më të mirë.
Ajo tani mendjen e ka te Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Nora ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 57 kg në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
“Me medaljen e bronztë botërore, xhudistja, Nora Gjakova shtoi 1000 pikë olimpike. Ajo pritet që drejt Lojërave Olimpike Tokyo 2020 të udhëtojë nga pozita e tretë e renditjes olimpike, kategoria -57 kg”, ka shkruar në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.