Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka bërë të ditur se sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, ka vizituar olimpistët.
“Ministri Hajrullah Çeku dhe Zv Ministrja Daulina Osmani vizituan pesëshen tani më të konfirmuar me Normë Olimpike!
Njëherit uruan medalisten e Kampionatit Botëror Nora Gjakova që sivjet shkëlqeu në garat e mbajtura ditë më parë.
Për 5 fituesit e Normave Olimpike Ministria do ndaj buxhet shtesë për federatën e xhudos!
Drejt Olimpiadës ky ekip udhëton për prezentim dinjitoz dhe me shpresë që edhe nga Olimpiada të kthehemi me medalje”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.