Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, xhudistja që e lartësoi shtetin e Kosovës, me fjalët më të bukura për gazetën “Bota sot” dhe gazetarin sportiv Kemajl Goca.
Majlinda, krenaria kombëtare, thotë se gati qe dy dekada, qysh kur ishte si pioniere e ka pasur përkrahjen e pakursyer të gazetës me shkrimet e pareshtura të gazetarit Goca.
Majlinda uron përvjetorin e 26-të të gazetës dhe e shumë e shumë përvjetorë të tjerë.
“Si fëmijë jam rritur me rubrikën e sportit të gazetës ‘Bota sot’.
Gjithmonë janë në përkrahjen time e të xhudos me shkrimet e tyre, ishin dhe janë motiv shtesë për mua, qysh kur isha edhe si garuese e re e deri me tash.
E falënderoj gazetarin sportiv Kemajl Goca i cili në asnjë rrethanë nuk u ndal duke shkruar për mu qoftë në kulmin e sukseseve qoftë edhe me sfidat tjera që u përballa si sportiste.
Ai dhe gazeta ‘Bota sot’, gati dy dekada me përkrahin pareshtur me shkrimet e tyre.
Gazetari Kemajl Goca ka pasqyruar sukseset e mija fije e për pe, gjithmonë me një profesionalizëm dhe kujdes të shtuar, qysh kur isha si pioniere e deri në kulmin e sukseseve. Uroj 26 vjetorin e qindra përvjetor të tjerë”, uron kampionja olimpike Majlinda Kelmendi.