Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me fjalët më të mira të mundshme për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Trajneri më i mirë në shqiptari, me garueset dhe garuesit e tij, nuk ka medalje e trofe të nivelit më të lartë që nuk ka fituar në rrafshin ndërkombëtar, deri të medalja e artë olimpike, uron 26 vjetorin e gazetës.
“Unë gjithmonë e kam vlerësuar gazetën ‘Bota sot’ dhe sidomos angazhimin tënd (Kemajl Goca), gjithmonë në përcjellje të sportit.
I uroj 26 vjetorin gazetës ‘Bota sot’ dhe vetëm suksese”, uron trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka.