Selektori i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, solidarizohet me të helmuarit në komunën e Deçanit.
“Sot e dje lajme jo të mira për helmime me ujë në qytetin e Deçanit!
Të mbesim të kujdesshëm e vigjilentë karshi sfidave me e pa dashje ndaj popullit tonë!
Solidarizohemi me të helmuarit dhe familjet e tyre dhe krejt Deçanin.
Një foto nga vizita që kishim vite më parë në Gllogjanin heroik, ku takuam tashmë të ndjerin Bacën Hilmi”, ka shkruar Driton Kuka.