Ekipi olimpik i xhudos sapo ka aterruar në aeroportin e Tokios, ku është pritur nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.
Ekipi menjëherë i është nënshtruar testeve për Covid 19, para se të udhëtojë drejt Komunës së Sanjos, ku do të përgatiten deri më 21 korrik 2021.
Xhudistet tona janë gati për sfidat e mëdha.
Driton Kuka, selektori i Kombëtares së Kosovës, me optimizëm e presin fillimin e Lojërave Olimpike.