Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, është e motivuar deri në pikën e fundit, me synime që të fitojë medalje në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
“Numri një i botës dhe renditjes olimpike, Distria Krasniqi, synon t'ia sjell xhudos dhe Kosovës medaljen e dytë olimpike
24 korrik është data kur do ta shohim në gara kampionen e Evropës dhe medalisten e bronztë të botës.
T'i urojmë shumë fat dhe suksese Disit në rrugën drejt medaljes”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.