Sot, ekipi olimpik i Kosovës, me 11 garues parakaloi në Tokio, në një atmosferë drithëruese!
E gjithë Kosova dhe shqiptaria i ka sytë nga xhudoja, të bindur se do të kthehen me medalje, pa lënë anash edhe ndonjë sport tjetër të Kosovës.
Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, është optimist, beson e shpreson se do të kthehen me medalje nga Lojërat Olimpike.
Ai tha se është një atmosferë e shkëlqyeshëm, optimizëm tek të gjithë.
“Sapo përfundoj hapja solemne e Lojërave Olimpike këtu në Tokio dhe mund të them se atmosfera në ekipin e xhudos është e relaksuar, garuesit secili janë të vetëdijshëm për sfidën që i pret, të përgatitur dhe motivuar janë maksimalisht.
Unë vetëm uroj që me ne të jetë edhe ajo komponenta e fundit e që është fati sportiv dhe ne në Kosovë do të kthehemi me medalje!”, tha nga Tokio Agron Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Xhudo përfaqësohet me 5 garues, kampionja olimpike Majlinda Kelmendi (-52 kg), Akil Gjakova (-73 kg), Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg).
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, trajneri më i mirë shqiptar, me maturi po i pret sfidat e secills garuese dhe garues të tij, e para është nesër, ku del në mejdan Distria Krasniqi.
Vëllezërit Kuka, Dritoni dhe Agroni, me punën e tyre shembullore, me rezultatet kulmore që kanë shënuar me garueset e tyre, sot e gjithë bota po flet për ta.