​Distria Krasniqi e nis e para garën në Tokio 2020

Xhudo

​Distria Krasniqi e nis e para garën në Tokio 2020

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 21:24
​Distria Krasniqi

Distria Krasniqi është sportistja e parë e Ekipit Olimpik të Kosovës, e cila fillon garën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Distria do të nisë garën në disiplinën 48 kg, nga ora 04:00 e mëngjesit të ditës së shtunë sipas kohës në vendin tonë, apo 11:00, me orën lokale në Tokio.

Ajo ka fituar normën olimpike për të përfaqësuar Kosovën, bashkë me katër xhudistët e tjerë dhe njëmbëdhjetë sportistë gjithsejt.

Të dielën, garën do ta vazhdojë Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notarja Eda Zeqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat