Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” duke mposhtur japonezen, Funa Tonaki në finale.
Kjo është medalja e dytë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike.
“Faleminderit të gjithë njerëzve që më kanë përkrahur në këto kohë”, tha Distria.
Natyrisht, kush shkoni në finale ju gjithmonë dëshironi medaljen e artë”, shtoi ajo
“Ishte vështirë përballja me Tonakin sepse fillimisht jemi në Japoni dhe ajo është në vendin e saj, por ajo është një xhudiste tepër e fortë”, tha Kransiqi.
“Është një ëndërr e realizuar, shpresoj që do të mundem ta përsëris titullin edhe në të ardhmen por do të vazhdoj edhe më tej me paraqitje të mira”, deklaroi Distria Krasniqi.