Edi Rama uron Distria Krasniqin: Luaneshë, bravo!

Xhudo

Edi Rama uron Distria Krasniqin: Luaneshë, bravo!

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 14:22
Edi Rama uron Distria Krasniqin: Luaneshë, bravo!

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar medaljen e artë, xhudistes së Kosovës, Distria Krasniqi.

Rama e ka quajtur “luaneshë” Krasniqin, teksa e ka komplimentuar për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike, që po mbahen në Tokio të Japonisë.

Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat