Ambasada Amerikane në Prishtinë i ka uruar Distria Krasniqit medaljen e artë në Lojrat Olimpike që po mbahen në Japoni.
Përmes një shkrimi në Twitter, nga kjo ambasadë kanë thënë se Distria ka dhënë një shembull frymëzues për të gjithë qytetarët.
“Urime kampionit të Judos dhe medalistes së artë, Distria Krasniqi – ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët”, është shkruar nga kjo ambasadë.
Congratulations to #Judo champion & #gold medalist, Distria Krasniqi—setting an inspiring example for all Kosovans. #TokyoOlympics https://t.co/yaNIKmbluM
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 24, 2021
Kujtojmë që Distria Krasniqi ia ka siguruar të shtunën medaljen e dytë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.
Medalja e parë ishte siguruar nga Majlinda Kelmendi.
Krasniqi pas fitores ka marrë urime të shumta nga akterë politik brenda dhe jashtë vendit.