Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, ndihet sikur në qiellin e shtatë me suksesin e trimëreshës së Kosovës, xhudisten Distria Krasniqi.
Aziz Salihu reagon në mënyrën më të bukur, duke uruar Disin për medaljen e artë olimpike në kategorinë -48 kg.
Salihu po ndihet edhe më i fortë me këtë sukses.
“Hiq me pak se e medalja e arte ?.
Historike!
Distria Krasniqi GOLD”, ka shkruar Salihu në profilin e tij në facebook.