Ambasada Amerikane uron Distria Krasniqin: Ajo jep një shembull inspirues

Xhudo

Ambasada Amerikane uron Distria Krasniqin: Ajo jep një shembull inspirues

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:57
Ambasada Amerikane uron Distria Krasniqin: Ajo jep një shembull inspirues

Ambasada Amerikane në Prishtinë i ka uruar Distria Krasniqit medaljen e artë në Lojrat Olimpike që po mbahen në Japoni.

Përmes një shkrimi në Twitter, nga kjo ambasadë kanë thënë se Distria ka dhënë një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët.

“Urime kampionit të Judos dhe medalistes së artë, Distria Krasniqi – ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët”, është shkruar nga ambasada.

Kujtojmë që Distria Krasniqi ia ka siguruar të shtunën medaljen e dytë të artë Kosovës, në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.

Medalja e parë ishte siguruar nga Majlinda Kelmendi.

Krasniqi pas fitores ka marrë urime të shumta nga akterë politik brenda dhe jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat