Ish atleti Agron Muçaku është i emocionuar për suksesin e xhudistes Distria Krasniqi, duke përshtatur tekstin me këngën e këngëtarit Bedri Islami.
Distria është fituese e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
"Distria na bëri të jemi krenar!
Urime gjithë shqiptarisë!
Moj gocë pejane, moj gocë magjike, moj gocë dukagjini, moj gocë shqiptare sikur bjeshka, me fitoret tuaja të njëpasnjëshme rrëmbeve zemrat e gjithë kombit shqiptar!
Të lumtë moj nderi i shqiptarisë!
Tekstin e përshtata sipas këngës së Bedri Islami ‘Moj gocë pejane’. Urime edhe një herë!”, ka shkruar Muçaku në profilin e tij në facebook.