Media kroate “24 sata” me fjalë të mëdha për xhudisten e Kosovës, Distria Krasniqi!
“Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, fitoi titullin e kampionit olimpik në kategorinë -48 kg.
Kampionja aktuale evropian Krasniqi arriti të artën duke mundur në finale me një "wazzari" përfaqësuesen vendoore Funa Tonaki, kampione bote në vitin 2017 dhe nënkampione e botës në vitin 2018 dhe 2019.
Për Kosovën, kjo është medalja e dytë olimpike në histori dhe e dyta e artë.
Pesë vjet më parë, fitoi Majlinda Kelmendi në xhudo në kategorinë -52 kg.
Me triumfin ndaj Tonakit Krasniqi, u bë medalistja e parë evropiane e medaljes së artë në Lojërat e Tokios”, ka shkruar “24 sata".