Përfaqësues i Shqipërisë në xhudo në Lojërat Olimpike Tokio 2020 Indrit Çullhaj, pasi u eliminua me ippon në xhiron e parë, pësoi një lëndim si pasojë e së cilit duhej të ndërynte ekipi mjekësor në tatami.
Çullhaj në momentin e rrëzimit, kah fundi i kohës së rregullt të luftës, si duket pësoi edhe goditje në trup, nga e cila nuk u këndell për një kohë.
Nga kontaktet me përfaqësues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, fjala është për një lëndim të brinjëve.
Por, lëndimi nuk është serioz.