Kosova synon edhe medaljen e radhës në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Pas medaljes së artë të xhudistes Distria Krasniqi (-48 kg), nesër (në orën e mëngjesit 04.00) motër e vëlla, Nora dhe Akil Gjakova, synojnë medalje.
Kampioni i Evropës, Akil Gjakova, është i përgatitur maksimalisht për sfidat një kategorinë – 73 kg, po ashtu edhe Nora në kategorinë – 57 kg.
Majlinda Kelmendi sot ishte e pafat, nuk e pati ditën e saj, kështu e ka sporti.
Motër e vëlla para sfidave të mëdha, por mbi të gjitha iu priftë edhe fati sportivë.