Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, është krenarë me kampionen olimpike në vitin 2016, Majlinda Kelmendi.
Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ish boksieri i mirënjohur, ka fjalët më të fuqishme për krenarinë e kombit shqiptar.
“Për fat të keq Kampionja olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, mposhtet në 1/16 e finales.
Mbetesh krenaria e sportit mbare kombëtar, kampionja e parë Olimpike e Kosovës tonë.
Respekt dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar Aziz Salihu në profilin e tij në facebook.