(E plotësuar) - Madhështore! Kosova dhe kombi shqiptar, në emocione të mëdha!
Trimëresha e Kosovës, Nora Gjakova, është fituese e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Nora brilante, iu qas finale me kujdes të madh kundër francezes Leonis Sarah Cysique.
Zemër luanesha menaxhonte me kujdes luftën.
Nora Gjakova shpërthen si vullkan, fiton medaljen e artë olimpike, skuqet (ndëshkohet me karton të kuq) francezja.
Nora, luanesha jonë, është kampione olimpike në kategorinë - 73 kg. Nora sot u tregua e papërmbajtshme, në formë me të mirë jetësore. Lot gëzimi. një popull i lumtur deri në pikën e fundit.
Kosova deri me tash ka tri medalje të arta olimpike, Distria Krasniqi (-48 kg) është kampione Olimpike, Nora Gjakova kampione olimpike në kategorinë – 57 kg, ndërsa Majlinda Kelmendi (-52 kg) është kampione olimpike në vitin 2016.
Për 13 vjet shtet, Kosova ka tre medalje, kjo është mrekulli. Një shtet i ri që po jeton në periudhën më të bukur, të krenarisë së sukseseve duke iu falënderuar trimëreshave të xhudos me emra të shquar, trajnerin më të mirë shqiptar Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.
***********************************
Nora si bombë atomike, siguron medalje tjetër Kosovës. Nora në finale ndeshet me francezen Leonis Sarah Cysique.
Xhudistja Nora Gjakova lufton për medaljen e artë në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Trimëresha jonë, Nora Gjakova, në kategorinë – 57 kg, tregon luftë të madhe me japonezen, Tsukasa Yoshida.
Nora menaxhoi luftën për mrekulli në kohën e rregullt.
Pas luftës 4 minutave nuk pati fitues, por pas vazhdimeve gjithçka u përcaktua. Nora fiton me ippon pa vazhdimeve.
Nora del në mejdan.
Xhuidistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), është një fitore larg medaljes olimpike.
Nora është gati për sfidën së madhe gjysmëfinale, e cila përballet me japonezen Tsukasa Yoshida.
Trimëresha jonë deri në gjysmëfinale kaloi këto rivale, duke e mposhtur holandezen Sanne Verhagen, pastaj sllovenen Kaja Kajzer.
Tani Nora përballet me nikoqiren Tsukasa Yoshida, synon finalen e madhe. Gjysmëfinalet fillojnë nga ora 10.00.