(E plotësuar) -Akil Gjakova nuk ia del në repesazh për medalje të bronztë, ndaj Rustam Orujov nga Azerbajxhani.
Gjakova luftoi deri në pikën e fundit por pas vazhdimeve pësoi humbje, kësisoj mbetet pa medalje në LOjërat Olimpike, Gjakova i pafat!
******************************************************
Akil Gjakova lufton për medalje të bronztë në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. Duelet fillojnë nga ora 10.00.
Akil Gjakova (-73 kg) pati një rrugë shumë të vështirë, i cili në rrethin e parë e mposhti Ahmed Ayash nga Jemeni.
Pastaj në rrethin e dytë u përballë me zviceranin Nils Stump duke e mposhtur. Gjakova në rrethin e tretë u tregua më i mirë se suedezi
Tommey Macias. Ai në çerekfinale nuk ia doli me mongolin Tsogtbaatar Tsend-Ochir.
Gjakova lufton për medalje të bronztë në repesazh, ku do të ndeshet së pari me azerbajxhanasin Rustam Orujov dhe nëse e kalon do ta pret fituesin e përballjes tjetër mes Arthur Margelidon nga Kanada e Tohar Butbul nga Izraeli.