Tri medalje të arta olimpike për 13 vjet shtet. Kosova deri me tash nuk njeh asnjë medalje tjetër përveç të artës. O të artën o asgjë!
Kështu është me trimëreshat e Republikës së Kosovës.
Sa e madhe është Kosova, kjo është dëshmia më e mirë. Ky popull i Kosovës, me shumë probleme e vuajtje, falë xhudos, po kalon edhe periudhën e krenarisë.
Po i madh është ky Driton Kuka, po i madh është ky Agron Kuka, po vetëm këta emra të mëdhenj, të klasit botëror, të thjeshtë në jetën private, ndërtuan kampione olimpike.
Majlinda Kelmendi kampione olimpike në vitin 2016, e Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kampione olimpike në vitin 2020.
Kjo është Kosova me trimëresha, Kosova e vogël por po e gjunjëzon tërë botën. Po këto xhudiste janë një ari kombëtar! Ju faleminderit.