Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nlnkampioni olimpik, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, iu ka bërë zemra mal me sukseset e xhudisteve të Kosovës, dy të arta në Lojërat Olimpike - Tokyo 2020".
Ai ka fjalët më të bukura të mundshme për të artat olimpike Distria Krasniqi, Nora Gjakova, trajnerin e madh Driton Kuka dhe gjitha stafin e saj.
“Vendi i vogël i Pejës është më i fuqishëm se Kosova dhe Shqipëria, ju të tjerët qëndroni me duar në xhepa sepse nuk fitohet medalje olimpike me valkarta e me fjalë shumë të kota.
Shaban Tërstena
Bravo për trajnerin legjendar Toni Kuka bravo për vajzat tona tre medalje të arta olimpike shqiptare”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.