A do të na vije medalja e tretë nesër nga Tokyo 2020
Sot ishte ditë pushimi për ekipin tonë, por bëhuni gati për nesër dhe mos harroni ta kurdisni orën.
Xhudistja Loriana Kuka, medaliste e bronztë e botës dhe Evropës, garon në kategorinë -78 kg.
Garat e xhudos nisin prej orës 04:00 me kohën tonë lokale, por Kuka raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe ajo nis garimin rreth orës 05:00.
T'i urojmë fat dhe suksese Lorit, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.