Luanesha e Kosovës, Loriana Kuka, është e përgatitur maksimalisht për sfidën e madhe në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Xhudistja e Kosovës, synon medalje, një medalje që i mungon në vitrinat e saja.
Ajo është në formën më të mirë, beson e shpreson ta ndjek rrugën e artë në Olimpiadë, të Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.
“Fjalëpak, por me synime të qarta.
Loriana Kuka ëndërron medaljen e vetme që i mungon në karrierë”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.