Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës, është i ngazëllyer që fituan dy medalje të arta në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Xhudistet Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Nora Gjakova (-73 kg), kampione olimpike, të cilat bënë krenarë Kosovën dhe shqiptarinë.
“Lojërat Olimpike 2020, Tokio.
U nis me Majlinden në Rio De Janeiro tash e 5 vite, e arta erdhi në Kosovë!
Në Tokio vazhduan Distria e Nora.
Krejt të Arta!
Medalje të Arta Olimpike
Ende nuk më besohet, kemi ardh për medalje por…
2 të Arta e një vend i 7 për shtetin me më pak se 2 milionë banorë.
Dhe kjo s’është e tëra!
Çfarë e arriture në radhitjen e shteteve me medalje të arta në sportin ku shtetet investojnë me dhjetëra e qindra miliona euro!
Kosova vetëm pas Japonisë e para Francës, Rusisë… e para 200 e më shumë shteteve dhe e gjithë kjo në Lojëra Olimpike!
Majlinda, Disi, Nora, Akil, Loriana …
Heronjtë e mi!
Heronjtë e lirisë së fituar me gjak!
Sa e sa herë jam lutur për ju në këto vite e sot shihni Kosovën ku e keni ngrit në Sportin tonë të dashur.
Thjesht e shkurt faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.