Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit, sot e ka pritur xhudisten Arbresha Rexhepi.
Ajo përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
“Sot kisha nderin të takoj xhudisten Arbresha Rexhepi, përfaqësuesen e vetme shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Olimpiadën Tokyo 2020.
Arbresha debuton në kategorinë e seniorëve në peshën 52 kg dhe është shpallur kampione shtetërore 12 vite me radhë në kategori të ndryshme. Gjithashtu 2 herë ka marrë vendin e 3 në Kampionatin Ballkanik si kadete dhe 1 herë si seniore.
Në kupën Europiane ka marrë vendin e 3 dhe 2 herë është ranguar e pesta në kompeticionet Europiane.
Vlen të potencohet që në Olimpiadën TOKYO 2020 ajo ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut, por për fat të keq shkaku i lëndimeve dhe pengesave gjatë periudhës së pandemisë nuk ishte në gjendje për të treguar aftësitë e vërteta dhe maksimumin e saj.
Caku i radhës për Arbreshën mbetet Olimpiada 2024 në Paris, ku ne i dëshirojmë shumë suksese në kompeticionet e ardhshme dhe të vazhdoj të na bëj krenar neve si komb, si shtet dhe komunë në të cilën ajo jeton”, ka shkruar Bexheti në profilin e tij në facebook.