Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, me kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi, Nora Gjakova, pastaj Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Agron Kuka, mbrëmë zbarkuan në Kosovë.
“Arritja në atdhe…
Medaljet e arta zbritën në tokën e bekuar shqiptare!
Organizim i shkëlqyeshëm dhe pritje dinjitoze nga Kryeministri Kurti.
Çdo kthim në vendlindje pas çdo udhëtimi zgjon ndjenja të veçanta!
Tri medalje të Arta Olimpike tani më për Kosovën.
Krenari pa fund!
Shumë faleminderit të gjithë ju që ishit në pritjen e heronjve tanë!”, ka shkruar Kuka.