Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi si dhe i tërë ekipi olimpik i xhudos janë pritur nga shumë qytetarë të Pejës pas ardhjes së tyre nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Distria Krasniqi ka falënderuar të gjithë popullin e Kosovës për mbështetjen që ua kanë dhënë në këto lojëra ndërsa Nora Gjakova tha se ta kesh një trajner si Driton Kuka nuk është e mundshme që të mos kesh sukses.
“Ne jemi shumë me fat që kemi lindur në qytetin e Pejës dhe e dini se ta kesh Tonin trajner nuk është e mundshme që të mos kesh sukses”.
“Ajo se çka na motivon më së shumti në klubin tonë “Ippon” na motivon të gjithëve dhe sukseset nuk arrihen vetëm”, është shprehur Gjakova.