Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, tregon një detaj interesant në lidhje me kampionen olimpike, xhudisten Distria Krasniqi.
“Disi Kampione Olimpike!
Titulli më madh që arrihet në sport.
Në vitin 2016 Distria i kishte 57 kg.
I sugjerova të garonte në 48 kg, me bindje i thash që aty mund ta dominoj botën!
5 vjet sakrifikoj, kishim shumë herë telashe e mosmarrëveshje për kg por…
Kjo foto tregon se kisha të drejtë dhe sot Disi është mbretëresha e Olimpit.
Dy medalje të Arta në Tokio!
Një e artë në Rio!
E tash disa javë pas garave unë ndjej nervozë, ndjenja të njëjta sikur pas Rios (afër dy muaj ), a po luan adrenalina me mua?
Pyetje për psikologët sportiv pse kjo ndjenjë, po e menaxhoj disi por jo lehtë, ndjenja të tilla edhe tek trajnerët tjerë të ekipeve me rezultate Elitare!?”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.