Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, kujton dy garueset japoneze.
“Yoshida dhe Hashimoto dy Japonezet kishin ardh në një Kamp stërvitor ku isha unë me ekipin diku 7 vite më parë!
Hashimoto kundërshtare e Majlindës për vite e Yoshida kundërshtare e Norës!
Përderisa Majlinda pas kampit çdo luftë e kishte fituar kundër Hashimotos, Nora në stërvitjet e përbashkëta kishte treguar më shumë se sa duhej me Yoshiden!
Yoshida në kamp ishte më e dobët se Nora por …
Kishte ble shumë nga Nora dhe prej atëherë e kishte mposhtur deri në Tokio në çdo luftë deri në Olimpiadë!
Puna dhe taktika e jonë me Yoshiden kemi shpresuar që do ndodhin aty ku duhet më së shumti për vite e vite kemi ndërtuar sulme tjera nga ato që Yoshida i mendonte dhe i dinte!
U mposht në Budokan në garën më të rëndësishme! Ishte 4:0 për Yoshiden por kjo e Nores vlen sa 5 fitore.
Kampionja e 3 Olimpike për Kosovën!”, ka shkuar Kuka.