Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, ka treguar një detaj interesant në lidhje me xhudon dhe pse ‘Budokan’ e njeh Distrian si kampionja e parë Olimpike për femra.
“Medalistja e parë Olimpike për vajza në Tempullin e xhudos “Budokan” Tokyo!
Legjenda e xhudos Yamashita e uroj i pari!
Lojërat Olimpike 1964 ishin mbajtur vetëm për meshkuj dhe ‘Budokan’ njeh Distrian si Kampionja e parë Olimpike për femra në Tempullin e xhudos i ndërtuar enkas për Lojërat Olimpike 1964!
Pak si historian sot po flas!
Po xhudo po shkruan ka pak histori edhe në nivele Globale!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.