Ka përfunduar ëndrra për xhudisten nga Kosova Erza Muminoviq që të kthehet me medalje nga Kampionati Evropian i juniorëve, pasi në çerekfinale është mposhtur nga xhudistja ruse Liliia Nugaeva.
Muminoviq, që garon në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë, fillimisht këtë garë e nisi me fitore, duke e mposhtur xhudisten spanjolle Marina Castello Diez.
Më pas, në raundin e dytë Muminoviq vazhdoi me fitore, ku e mposhti xhudisten nga Anglia Sian Bobrowska.
Sot ka garuar edhe xhudistja tjetër kosovare Fatjona Kasapi, për të cilën gara përfundoi qysh në raundin e parë, ku u mposht nga austriakja Lisa Grabner.