Xhudistja e talentuar e Kosovës, Erza Muminoviq, është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U-21. Erza shkëlqeu si ari në Luksemburg dhe i sjell edhe një medalje shtetit të Kosoës.
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i lumtur për paraqitjen e saj dhe të garuesve të tjera në Evropianin U-21.
“Lajme të zymta në ditën e djeshme në qytetin tonë dhe në Tetovë!
Bashkëndjejmë me familjet që humbën të dashurit e tyre!
Erza nga Luksemburgu sado pak po sjell lajme të mira nga Kampionati Evropian U21!
Shënoj 4 fitore kundër spanjolles, Anglezes, çekes dhe italianes Federika Silveri u mposht nga rusja dhe fitoj medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U21!
Fatjona ishte e pafat përkundër që luftoj mirë.
Ekipi po rritet dhe vazhdimësia e sukseseve po shkon tutje …
Fatosi në krye të detyrës si gjithmonë.
Erza e Fatjona sot mua mi dhanë shenjat që më duhen për ti ngritur lartë drejt Majave Botërore!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.