Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, shpreh gëzimin që kampionet olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, do të përfshihen në Forcat e Armatosure Shqiptare.
Ai e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm.
“Lajm i shkelqyeshëm për sportistët Elitar! Mos harroni asnjëher që Sporti bashkon
Vendimi sot nga Qeveria Shqiptare: Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë“
“Përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.