Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, paralajmëron se së shpejti po bëhet qendra nacionale e xhudos.
Xhudos është sport kombëtar në vendin tonë, i cili i soli tri medalje të arta olimpike, Majlinda Kelmendi (-52 kg) në vitin 2016, Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg) gjatë këtij viti.
“Tupani tradicional në Kodokan Tokio!
Së shpejti edhe Kosova po bëhet me një mini Kodokan (Qendra Nacionale e xhudos)!
Po një tupan qesi origjinal ku me gjet!?
Së shpejti punimet po i afrohen finales dhe gjatë këtij muaji do hapet solemnisht”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.